Kur Mavraj pinte birrë me hoxhën Ahmed … (Foto)
Mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj është vendosur në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi refuzoi të vishte fanellën e kombëtares që kishte si sponsor një kompani birre. Mavraj e justifikoi këtë veprim me arsyetimin se feja e tij nuk e lejon diçka të tillë.
Mavraj që njihet si një besimtar i devotshëm mysliman për këtë çështje ka bërë dhe një status ku thotë “Haramin s’e bëj hallall dhe haramit s’i bëj reklamë”.
Por në këtë foto, shihet sesi Mavraj ka festuar me birrë.
Foto kjo e bërë disa kohë më parë dhe që nuk dihet në fakt nëse birra është me alkool apo pa alkool.
Porse ai shihet aty pas kthimit nga ndeshja e famshme ndaj Serbisë në 14 tetorin e vitit 2015, në tavolinë me hoxhën e xhamisë së rr.Kavajës, Ahmed Kalaja dhe disa shishe birrë në tavolinë para tyre.
Fotoja në fjalë është publikuar në profilin e vetë hoxhë Ahmed Kalasë, që njihet si një mik i ngushtë i mbrojtësit Mërgim Mavraj.