Kur përmasat të shkatërrojnë martesën
Thonë që përmasa nuk ka rëndësi, por ndonjëherë janë të mjaftueshme për të shkatërruar një martesë.
Një grua nigeriane kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj vetëm një javë pas martesës me arsyen se ‘organi i tij ishte shumë i madh dhe e kishte të pamundur të kryente marrëdhënie seksuale me të’.
“Bëmë seks, por ishte një makth për mua. I tregova nënës time për këtë. Ajo më dha disa mjekime dhe më tha se me kalimin e kohës do të rregullohej çdo gjë”, citohet Aisha Dannupaëa nga mediat nigeriane.
Vetë bashkëshorti ka pranuar që të japë divorcin, por me kusht që t’i paguhen të gjitha shpenzimet e kryera për ceremoninë martesore dhe për procesin gjyqësor.