Kur të mërziteni kaloni nga Omani: Hap dyert për shqiptarët (FOTO)

Për të udhëtuar në Oman, nevojitet një pasaportë e vlefshme për më shumë se gjashtë muaj nga momenti i aplikimit. Policia Mbretërore e Omanit sapo njoftoi se qytetarët e 25 shteteve mund të vizitojnë shtetin arab në një vizë të pasponsorizuar. Në listë janë: Azerbajxhani, Armenia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia dhe 20 shtete të tjera.

Turisti duhet të ketë një vizë të vlefshme për një nga kategoritë e rreshtuara: ShBA, Australi dhe UK ose në vendet e Schengen-it. Nevojitet një biletë vajtje-ardhje dhe një prenotim i konfirmuar në hotel. Me kaq mund të shikoni bukuritë e shtetit arabik. Tarifa në muaj është 20 Rialë Omanë ose përafërsisht 6,000 lek.

Omani ka dalje në detin arab dhe është vendi perfekt për zhytje, kërkim fosilesh, kamping në shkretëtirë, udhëtim me gamilje, për të provuar kafenë e vërtetë, për të parë kështjella të lashta, terapi me vajra esencialë e plot të tjera. I mbushur plot me hurma, perla, peshk dhe shegë. Natyra e gjithë vendit është mbresëlënëse, me pyje madhështorë, florë e faunë të pasur.

SHKARKO APP