Kurani në copë mëndafshi me bojë ari dhe argjendi

Piktorja dhe artistja nga Azerbajxhani Tünzale Memmedzade, ka shkruar në një copë transparente prej mëndafshi ajetet e kuranit.

Ajo e cilëson këtë punim si kryeveprën e saj dhe rrëfen se për realizimin e saj i është dashur 50 metra mëndafsh transparent i zi, 1.500 mililitra bojë ari dhe argjendi.

“Isha shumë entuziaste për të përfunduar këtë punë. Kjo është kryevepra ime. Falënderoj Allahun që kam përfunduar një vepër të tillë”, tha artistja Memmedzade.

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Memmedzade tha se e ka përgatitur Kuranin për tre vite me dëshirën për të sjellë një ripërtëritje në artin e saj që ajo e bën për shumë vite.

SHKARKO APP