Kurat natyrale për stresin
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Shëndetit Mendor, stresi mund të përkufizohet si reagimi i trurit për çdo kërkesë. Shumë gjëra mund të shkaktojnë këtë përgjigje, duke përfshirë ndryshimin. Ndryshimet mund të jenë pozitive ose negative, si dhe reale apo të perceptuara.
Pra, ndërsa stresi, si ndryshimi, nuk mund të shmanget, ka disa mënyra për ta menaxhuar atë. Le ti hedhim një sy atyre që do t’ju prezantojmë në këtë artikull.
Vitamina B:
Vitamina B ndihmon në nxitjen e funksionit të sistemit kognitiv dhe nervor. Gjithashtu ndihmojnë në relaksim dhe çlodhje. Mungesa e vitaminave B mund të shkaktojë nervozizëm ose depresion. Disa nga burimet më të mira dietetike të këtyre vitaminave janë arrat, bishtajoret, veza, bizelet dhe mëlçia.
Çaji livandoje:
Livando është një bimë shumëvjeçare e fortë dhe aromatike. Përdoret gjithashtu në shumë produkte bukurie për shkak të aromës së saj të madhe. Çaji i livandos lehtëson tensionin e shkaktuar nga stresi dhe zvogëlon spazmën e muskujve.
Gjumi:
Gjumi është një nga mjetet më të fuqishme natyrore për stresin. Shumë gjumë apo pak mund të ndikoj negativisht në stres. Një studim i botuar në revistën Cognitive Therapy and Research tregoi se njerëzit me kohëzgjatje më të shkurtër të gjumit dhe herë më të vonshme, shpesh vuajnë nga mendimet negative sesa ato që flenë rregullisht.
Ushtrimet:
Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit. Stresi ndikon në trupin tuaj duke kufizuar rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë duke shkaktuar tension në shpinë dhe tek muskujt. Ndërkohë që ushtrimet stimulojnë sistemin tuaj nervor dhe reduktojnë hormonet që shkaktojnë stres.