Kurt Kola ky humbës i madh

 

“Përgjigje për lexuesit dhe jo për shpifësin!”

Nga Besim Ndregjoni

Shoqëria shqiptare gjatë këtyre 25 viteve po përballet me një fenomen tepër të rëndomtë: siç është e pavërteta. Shtypi i lirë pluralist boton opinione të individëve që nuk kanë integritet, por mendojnë që të sajojnë shpifje ndaj qytetareve, duke përdorur hapesirat e shtypit të përditshëm për realizimin e qëllimeve personale duke sulmuar me urrejtje dhe paturpësi vlerat kombëtare që kanë patriotët, atdhetarët, luftëtarët antikomuniste të cilët gjatë kohës së diktaturës janë dënuar apo përçmuar nga pushteti i krimit komunist. Më datë 18 prill 2015, u botua në gazetën “Koha Jone” një artikull me shpifje ordinere në të cilin u zbrazen një sërë akuzash dhe ofendimesh të paskrupullta ndaj familjes Ndregjoni dhe ndaj personalitetit tim si pinjoll i kësaj familje atdhetare e patriote. Lind pyetja, Kush është ky individ?! Dhe  Familja Ndregjoni me historinë e saj shume vjeçare? Përgjigjja: shpifësi, me mëllefe e ligësi është plaku 80 vjeçar i quajtur Kurt Kola. Nuk mund ta kuptoj që një individ (i paedukatë) mund të dali kundër të gjithëve, pasi kjo nuk është më vetëm një çështje personale e familjes Ndregjoni, dhe e imja, por edhe e të gjithë instancave më të larta shtetërore pasi, ky person fyen dhe shpif ndaj një familje me përmasa e kontribute kombëtare. Fyen nderimet që ja kishte mohuar diktatura, dhe demokracia u dha vendin e nderit. Mos vallë mendon ky shpifës ordiner se këto tituj nderi mund të blihen në tregun e zi siç shiste ky matrapaz vërtetimet e përndjekjes me lekë?! (të dokumentuar në një emision të një televizioni privat) Dhe ky sharlatan i paskrupull mbasi paraqiti para 7 vitesh letrat e këmbimit me drejtues të institucioneve të shtetit, ku me injorancën që e karakterizon u kërkonte llogari për nderimin që u bëhej vlerave atdhetare të Ndregjoneve, u drejtua në prokurori me dokumente të falsifikuara vetë (se për falsifikime e përvetësim bonash është dënuar në vitet 50, me 10 vite burg shif dëshmine e penalitetit) kundër familjes Ndregjoni e personalitetit tim dhe pasi ka marre përgjigje ligjore të dokumentuar nga arshivat e shtetit shqiptar, vazhdon të shpifi se kujton i mjeri se mund të bëhet i besueshëm para shoqërisë. Aq i paskrupull e i lig është mbasi bëri denoncimin në Prokurori, dhe për hir të vërtetës prokuroia hetoj jo pak, por fiks 6 muaj, hodhi poshtë 30 letër këmbimet e falsifikuar nga ky falsifikator me emrin Kurt Kola dhe iku nga prokuroia duke u dridhur si miu para maces e duke i kërkuar prokurorit ta falte. ( endimi i Prokurorisë së Tiranës nr.6631 dt.02.12. 2008) Përgjigjen këtij shpifësi ja kishin dhënë para Prokurorisë me dokumente arkivor Kryetari i Komunës Selishte Xhemal Delishi, Kryetari i Bashkise Peshkopi Ilir Krosi, si dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, dhe i nderuari shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës Alfred Mosiu. Po citoi përgjigjen e drejtuesve të Dibrës; “Ti more Kurt nuk e njeh historinë e Dibres dhe të Dibraneve, se Ndregjonët janë krenaria e Dibrës, fisnikë atdhetarë, patriotë, si fshatar Macukulli njih historinë tënde nga vjen, se Dibra din cilin nderon, dhe e ka për krenari që nderon Ndregjonët e Besim Ndregjonin”. Dhe i tronditur nga zullumet që i ka bërë klasës të përndjekurve politike duke përvetësuar shuma të mëdha me korrupsion, i përkrahur nga pushteti i majtë për tre gishtat e ‘97 mbasi ndërtoi vila me paratë e vjedhura, e vret emblema e disidences dhe fisnikërise time, dhe të familjes time. I mjeri Kurt, disidenca nuk mund të vij nga falsifikimi i bonave, ku e fillove karrierën ti, as nga ngritja e tre gishtave në ‘97 ku u prive zjarrëvensve e i vure flakën Shqipërisë, as nga bashkëpunimi yt i ngushtë me atë parti që vranë shqiptarët. Disidencën patrioti Imer Ndregjoni e ka filluar me 7 prill 1939, kundra fashizmit, e ka vazhduar gjatë luftës së dytë botërore ku u shqua për trimëri dhe humanizëm ku shpëtoi dhe të ndjerin babin tuaj, që e vërteton ish-pjesëmarrsi i asaj kohe macukllani i jot Ahmet Suçi, e torturat e dajës se babit tim Lam Bici, që vdiq në hetusi pa treguar amanetin si dhe dokumenti i hetimit të Degës mbrendshme të Peshkopisë të vitit 1947 të hetuesit kriminel Gjyshta Filit e Kopi Nikës ndaj armikut Imer Ndregjoni. Mosmirnjohsi, dhe i pabesi Kurt Kola  e ka vazhdimësi pabesinë si familje dhe si individ dhe për pabesi e ka paguar dhe si familje. Imoraliteti i juaj nuk njeh kufi e asgjë, përmendje në shpifjet tuaja fjalën e shëmtuar “Kopil” e din mire ti mor mostër se ku zënë vend ajo fjalë, e padyshim në shpinë tende… e din….

Më akuzoje mua se kam qenë bashkëpunëtor i pushtetit, e kam shëtitur me “BÇ”, e kam zhvilluar luftë klasash, paskrupullitet i pakufi dhe imoralitet i një shpifësi siç je… Por unë, more mjeran, e kam marrë pastërtinë e figurës që ti e din shumë mirë. Sajoje një emër të rremë, Agim Shehu, shkruaje në shpifjen tuaj sesi kam ba luftë klasash , sharlatanizmi i juaj është të shpifi se dicka do të mbetet. Në periudhën e terrorit komunist, nuk kam pasur asnjë të drejtë njerëzore e civile drejtuese, dhe jam krenarë që e kam përballuar me stoicizëm luftën e klasave që më bëhej mua familjes time, e fisit tim si armik i komunizmit. Disidenca është vepër, qëndresë, moral që përballon terrorin, e këto i përballova deri në ndërrimin e sistemit. Krenar, modest për 25 vite pluralizëm e kam dhënë kontributin tim në mbrotje të drejtave e lirive të njeriut, në misionin tim si misionar në dokumentimin e krimeve të komunizmit e denimin e tyre. Më akuzoje se kam bërë poezi, sa dëshirë do të kisha të krijoja poezi, dell që se kam se do të isha krenar po ta kisha, por mua në atë kohë nuk më lejonin të arsimohesha, e jo më të botja poezi. Kurse ju vrapuat pas pushtetit politik duke shitur nderin dhe moralin për tu pasuruar, aleanca e vazhdueshme me partinë komuniste të ka zhveshur dhe të ka lënë të vetmuar. Shpifsin dhe falsifikatorin Kurt e trondit aktiviteti i im, emblema ime e dididencës që kam mbrojtur si për vete e për qindra e mijëra bashkëvuajtës të mi, të cilët më nderojnë nga jugu në veri. Ty të shokojnë titujt e nderit dhe vlerat e kontribut i im. Jam i nderuar nga Postriba antikomuniste me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, nga federate e paqes së OKB-së si Ambasadori i Paqes, nga Dibra ime si “Qytetar Nderi”, nga Tirana si “Qytetar Nderi”, dhe nga Presidenca e Republikës me dekoratën e lartë “Mjeshtër i Madh”, dhe këto janë dhënë se kam kontribute në luftë kundra komunizmit. Jam krenar dhe për Presidentin e vendit tim, Bujar Nishanin e Alfred Mosiun. Siç jam krenar për të burgosurit politikë nga e gjithë Shqipëria, si Agim Musta, Shptim Stermasi, Adem Allci, Murat Protoduari e Zenel Drangun e të tjerë bashkëpunëtorë të ndershëm e të mirë në shërbim të integrimit të përndjekurve politikë. Akuzoje gazetarin e mirënjohur Halil Rama se e kishe dëgjuar nga vitet 70 si gazetar socialist, kur ai në ata kohë ka qenë 10 vjeç dhe karriera e tij gazetareske ka filliar me gazetat e djathta“Albania”, “Bulevard” dhe “RD”si redaktor dhe analist. Thua se nuk e njeh mirë, por që ta njohësh duhet të paktën të lexosh librat e tij, të promovuar bujshëm dhe të vlerësuar nga kritika letrare në media të ndryshme, si “Dine Hoxha – një filozof popullor në oborrin mbretëror”, “Muharrem Xhediku-kompozitori i tangos shqiptare”, “Një legjendë në kufirin midis kohëve”, “Testamenti i atdhedashurisë”, “Bajram Ndreu i Zall Dardhës – bir i shquar i një familje të madhe”,etj. Turpi të shoqëron në çdo fjalë që shkruan, je humbësi më i madh në moral e jetë. Mëshirë për ty e soj e sorollopin tuaj si shpifs, ke ngel i vetmuar tek lulishtja “1 Maji”, s’të përshëndet askush. Humbja të shoqëron çdo ditë, se tani nuk po merr dhe pronat e vëna padrejtësisht me Shane Muden, se motra e Shanes, nuk po të i lënë ti marrësh ti, se dhe ato i ke mashtruar. Mëshirë për ty si shpifës, si i pa besë. Neveri për shpifjet tuaja, në këtë lajthitje të radhës!

Shënim

 

Shënim i Redaksisë

Artikulli i z. Ndegjoni është replikë ndaj shkrimit që z. Kurt Kola botoi në Koha Jonë, lidhur me dekorimin e Ndregjonit me titullin “Qytetar Nderi” i Qarkut Tiranë.

 

SHKARKO APP