Kush e mbledh qeverinë? Rama: Unë nuk e kam mbledhur ndonjëherë

Dy ditë më parë LSI i ka dërguar një letër Presidentit në lidhje me shkarkimet nga detyra të zyrtarëve të saj. Ndërkohë, ministra të LSI akuzojnë se Task-Forca e drejtuar nga zv/kryeministrja për fushatën politike, është ngritur pa mbledhjen e qeverisë.

Në lidhje me këto akuza se qeveria nuk është mbledhur, Rama iu është përgjigjur duke thënë se kjo është e pavërtetë dhe ministrat e LSI kanë hedhur firmën për krijimin e kësaj Task-Force, ç’ka do të thotë se kanë qenë në dijeni.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin “Studio e Hapur” nëse e ka mbledhur qeverinë, Kryeministri Edi Rama tha se ai ka kohë që nuk e bën diçka të tillë pasi është në fushatë elektorale.

“Unë nuk mbledh Qeverinë, unë drejtoj Qeverinë. Nuk kam shkuar në mbledhje sepse jam në fushatë. Qeveria vazhdon mblidhet, por unë do jem në fushatë. S’ka nevojë të jem atje”, u shpreh Edi Rama.

Hera e fundit që Kryeministri ka drejtuar mbledhjen e qeverisë ka qenë në mes të muajit Maj.

SHKARKO APP