Kush është djali që fotografon Pamela Anderson
Ajo është e njohur për të “goditur” përpara aparatit fotografik. Por kohët e fundit, Pamela Anderson veproi në një rol tjetër, atë të fotografes. 49- vjeçarja është bërë fotografe e djalit të saj, Dylan Lee. Ai është vetëm 19- vjeç dhe është një model aspirues. Ylli i Baywatch-it, ka bërë disa foto të djalit të saj për ODDA Magazine. Fotot me ngjyra janë bërë nga Diego Villarreal për të treguar Pamelën për herë të parë pas kamerës. Ndërsa fotot bardhe e zi janë të bëra nga vetë Pamela, ndërsa ajo ka kapur detajet thelbësore të djalit të saj të vogël.