Kush ka më shumë para në Zvicër?

Fuqia mesatare blerëse e Zvicrës lëviz ndërmjet 64.990 dhe 34.095 eurove. Po sipas kantoneve?

Kantoni më i mirëqenë i Zvicrës është Zugu. Fuqia blerëse e banorëve të tij është për njëherë e gjysmë më e madhe se mesatarja zvicerane. Kështu e transmeton ‘Tages Anzeiger’ l e Inistitutit për Hulumtimin e Tregut – GfK. Në vendin e dytë vijnë Schwyzi dhe Nidwaldeni, dy kantone që spikatin për tatime të ulëta.

Mbi mesataren zvicerane me fuqi blerëse qëndron edhe kantoni i Zyrihut. Sipas GfK-së, fuqia blerëse në vitin 2016, për të gjithë Zvicrën, qëndron te 42.300 euro për kokë banori.

Fuqinë më të vogël blerëse në Zvicër e ka kantoni Jura me 34.095 euro. Por në krahasim me Gjermaninë edhe Jura qëndron mirë. Fuqia blerëse e qarkut më të mirëqenë të landit bavarez Starnberg shkon në mesatarisht 31.850 euro. Edhe kjo njëlloj sipas GfK-së. Përllogaritja është bërë sipas kursit frangë- euro prej 1,0892. Kurse fuqia blerëse sipas GfK-së është shuma e të gjitha të ardhurave neto të popullatës.

Përveç të ardhurave neto, si aktivitet i pavarur dhe jo i pavarur te fuqia blerëse llogariten edhe të ardhurat kapitale dhe pagesat shtetërore, si paratë e papunësisë, shtesat fëmijërore dhe pensionet. Këtu nuk përfshihen kostoja e jetesës, sigurimet dhe qiraja.

SHKARKO APP