Kush prodhon raki do të gjobitet, qeveria do ju sekuestrojë kazanët

Kush do të kapet duke prodhuar raki dhe verë klandestine do të gjobitet me një shumë të madhe parash dhe do ti sekuestrohen edhe pajisjet, dmth kazanët e rakisë.

Qeveria Rama e ka rikthyer këtë ligj që tentoi që të miratonte Ritvan Bode disa vite më parë.

Këto masa janë propozuar nga ministri i tanishëm i Financave, Arben Ahmetaj dhe janë përfshirë në paketën fiskale të vitit 2017. Kështu kush kapet duke pjekur raki në shtëpinë e tij, do të gjobitet me një shumë prej 5 fishit të detyrimit doganor.

Sipas propozimit kjo masë do të merret për ata prodhues jo familjar. Pra, nëse dikush prodhon më shumë se 100 litra raki dhe 200 litra verë duhet që ti deklarojë në shtet, sepse ndryshe do të gjobitet me shuma të mëdha. /syri.net/

SHKARKO APP