Kushtoni vëmendje pastrimit të syzeve

Alternativa e parë që na vjen në mendje për të pastruar syzet është fundi i bluzës që kemi veshur. Kjo nuk është mënyra më e mirë pasi bluzat dhe veshjet tona marrin pluhur dhe ndoten nga ambienti ku ne jemi pjesë gjë që sjell dhe gërvishtjen e tyre.

Dr. Geist tregon se ka shumë nga ata që përdorin pështymën për të pastruar syzet ose thjeshtë ujë, mënyrë e cila nuk është aspak e sugjerueshme pasi nga kjo mënyrë pastrimi shkaktohen infeksione në sy, e njëjta gjë është edhe kur i pastrojmë me cepin e bluzës apo këmishës.

Nëse mendoni se nuk keni lekë mjaftueshëm për të blerë spërkatësin e posaçëm të syzeve mos u shqetësoni ne kemi një zgjidhje më të thjeshtë dhe shumë pak të kushtueshme. Sapun, ujë i ngrohtë dhe një leckë e thatë dhe e pastër janë çdo gjë që duhet, mjafton që këtë proces ta kryeni çdo ditë. Mos u gënjeni nga përbërës aromatik apo uthull e limonë siç sugjerohet shpesh sepse ata janë shkaktarët kryesor të shkatërrimit të veshjeve të syzeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?