Kuvend/Deputeti i PD-së, mjek por pi cigare me Ramën në tavolinë (Fotolajm)

Fotoja e Kryeminstrit Rama, me tre deputetë të PD-së, pasditen e djeshme, u bë virale në media por ajo që nuk u diskutua është diçka që nuk mund të mbetet pa koment. Në tryezë Rama është me deputetët demokratë Luçiano Boçi, asllan Dogjani dhe Bedri Mihaj.

Ky i fundit, mjek në profesion, nuk e ka menduar dy herë teksa e ka shoqëruar takimin edhe duke tymosur një cigare.

Pikërisht në kafen e Kuvendit, para kryeministrit dhe në një kohë që apelohet prej ligjëvenësve e më gjerë respektimi i ndalimit të duhanpirjes mes të tjerash edhe në lokale.

Se ç’mund të themi për ata që na bëjnë ligjet komentet i ka lexuesi, por në këtë rast mund të vlejë sjellja në kujtesë e shprehjes ‘bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?