Kuvendi i boshatisur, Braçe: Kemi probleme të mëdha me arsimin, mungon edhe ministrja

Deputeti i PS-së, Erion Braçe gjatë fjalës në Kuvend, evidentoi mungesën e ministrave dhe deputetëve gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin. Madje, theksoi edhe mungesën e vetë ministres së Arsimit, Mirela Kumbaros. “Natyrisht që ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, i gjithi me thënë të drejtën se të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme që salla të jetë bosh në shumicën dërrmuese apo gjithë kohës, reflekton. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma dhe më i madh. Ky problem që kemi ne me arsimin mbërrin edhe në parlament”, tha Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?