Kuvendi në proces votimi, opozita braktis seancën në solidaritet ndaj Vokshit

Në seancën plenare në Kuvend përpos fjalimeve, më shumë bujë shkaktoi kaosi dhe tensioni gati në përleshje fizike. Sakaq u njoftua votimi për projektligjin e rendit të ditës, dhe menjëherë opozita braktisi seancën.

Kjo ka ardhur pas debateve të forta mes deputetëve të opozitës, pasi kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i drejtua Albana Vokshit me tone të forta.

Balla përdori një fjalë që tensionoi demokratët e pranishëm në seancën parlamentare. Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i ka thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj deklarate deputetë të opozitës kanë reaguar ashpër, disa prejt të cilëve kanë kërkuar edhe përjashtimin e Taulant Ballës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?