Kuvendi sot në seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi do të mblidhet pasditen e kësaj të hëne (ora 17:00) në seancë plenare.

Në Rendin e Ditës parashikohet fillimisht miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe vijon me njoftime, ndërsa pjesa tjetër i kushtohet diskutimeve për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, me kohë të ndarë mes grupeve parlamentare dhe deputetëve jashtë grupeve.

RENDI I DITËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të urdhrit nr. 15, datë 27.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.2.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Në mbështetje të nenit 40/1, koha e diskutimeve për çështje të evidentura nga zgjedhësit,
e cila është jo më shumë se 4 orë, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe
pakicës parlamentare, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në
proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve
jashtë grupeve parlamentare.)

Minutazhi për çështje të evidentuara nga zgjedhësit është si vijon:

 Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta gjithsej
 Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta gjithsej
Agron Shehaj – 2 minuta
Ana Dajko – 2 minuta
Besnik Brahimi –2 minuta
Erald Kapri – 2 minuta
Mesila Doda – 2 minuta
Redi Muçi – 2 minuta
Shkurt Lasku – 2 minuta
Tedi Mula – 2 minuta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?