Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut? Bardhi: Qytetarët në protestë, do ta shembim godinën si bunkerët
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi paralajmëron protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të deputetit për Belinda Ballukut.
Në rast se Kuvendi do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin, protestuesit do e konsiderojnë Kuvendin një bunker i të korruptuarve që duhet shembur.
“Ky do të ishte momenti më i rëdnë në 35 vite demokraci që vë në pikëpyetje ekzistencën e një shteti ligjor në vend. Dua sot të njoftoj që ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë mandatin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët përpara parlamentit.
Nëse shkon skenari i refuzimit, dhe shndërrimin e Kuvendit në bunker qytetarët do ta trajtojnë kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit dhe do duhet të shembet. Ditën kur kuvendi shqyrton kërkesën për Ballukun, qytetarët janë të ftuar në protestë përpara selis së Kuvendit”, tha Bardhi.
KOHA JONË SONDAZH

