Kuzhina kubaneze
1 filxhan çaji gjalpë
3 kokrra vezë
1 lugë gjelle vanilje
2 pako biskota
2 filxhanë qumësht
Per dekorim:
2 filxhanë çaji sheqer
1 lugë gjelle gjalpë
Fillimisht trazojmë gjalpin me sheqerin. Më pas shtojmë vezët dhe koncentratin e vaniljes. I rrahim mirë përbërësit duke krijuar një krem të homogjenizuar mirë. Në një tavë ku kemi shtruar më parë një letër pjekjeje vendosim shtresën e parë me biskota të kaluara më parë në qumësht. Vendosim një shtresë me krem, përsëri një shtresë tjetër biskota e kështu me rradhë. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer dhe pasi të jetë ftohur vendosim shtresën e fundit me sheqer të karamelizuar.