Kuzhinierët e mbretëreshës japin dorëheqjen, ja arsyeja

Nuk ka më (të paktën për punë orësh ose ditësh), tryeza të shtruara sipas vakteve për mbretëreshën e Anglisë. Arseja? Mungojnë “burimet njerëzore”.

Të paktën 14 kuzhinierë dhe punonjës të kuzhinës, janë larguar nga Buckingam Palace, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Mediat angleze shkruajnë se lajmi, akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, ka rrjedhur nga një burim sekret në brendësi të pallatit mbretëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të detyruar të punojnë mes Buckingam Palace dhe Balmoral dhe Kensigton, 14 nga 50 kuzhinierët e mbretëreshës nuk ia kanë dalë t’i rezistojnë punës me orare të zgjatura, e cila ishte kthyer në një problem, sidomos pas lindjes së nipit dhe mbesës, George dhe Charlotte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dukesha e Kembrixhit, Kate, pretendonte në fakt ushqime dhe prodhime të veçanta në shtëpinë e saj. Kështu, punonjësit e kuzhinës, ishin të detyruar të shkonin sa “andej e këtej” për të kënaqur të gjithë familjen mbretërore.

Ndër të tjera, duket se Elisabeth II, nuk i paguante orës shtesë që personeli ishte i detyruar të bënte për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të familjes Windsor. Prej këtej erdhi dhe vendimi për të gjetur një punë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?