Kuzhinierja e Enverit rrëfen kujtimet dhe çfarë preferonte diktatori

E lindur në qytetin e Vlorës, 85 vjecarja Male Gumi, është nga nostalgjikët e paktë të Enver Hoxhës. Po çfarë e lidh të moshuarën me diktatorin e komunizmit? Teksa  ditët në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër, ka kaluar tre dekada nga jeta e saj duke gatuar për diktatorin, rrëfen me nostalgji, momente nga periudha kur jetonte në vilën rezidenciale në Vlorë, të ish udhëheqjes së periudhës komuniste.

Male Gumi: Njeri me kulturë, njeri i urtë, shumë i edukuar, gojëmbyllur. Vija u thërrisja mirëmëngjesi dhe u shërbeja. Këtë kisha unë. Rrinin në sallon. Kur ishte dimër ndiznim oxhakun.

E moshuara rrëfen se rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha.

Male Gumi: U shërbeja mirë dhe shpejt e shpejt. Atëherë isha e shkathët. Enver Hoxha ishte i kënaqur shumë. Kur kishte të huaj, na merrnin e më çonin në Tiranë, në Pallatin e Brigadave. U kam shërbyer të gjitha delegacioneve me radhë, italianë, francezë, gjermanë, etj. I shërbeja Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Ramiz Alisë, të gjithë Byrosë.

Por çdo të thoshte t’i shërbeje një diktatori? Çfarë i pëlqente të konsumonte më së shumti?

Male Gumi: Kuzhinieri gatuante mirë. Atë gjë që bënte e hante me gjithë gruan. Fëmijët nuk i merrnim. I linin në shtëpi. Rrallë vinin ndonjëherë. I thoja; o Ilir, o Sokol, pse nuk vini? Jo! Babi do qetësi.

Male Gumi, pavarësisht peshës së viteve që mban në supe, dhe vetmisë pasi fëmijë nuk krijoi kurrë, pohon se sa të jetë gjallë do të shkojë në çdo përkujtimore të lindjes së diktatorit Hoxha./Ora News/

Ora News – Kuzhinierja e Enverit rrëfen kujtimet dhe çfarë preferonte diktatori

 

SHKARKO APP