Ky boshnjak flet 56 gjuhë
Është vetëm 32-vjeç, por Muhamed Meshiqi nga Tuzlla e Bosnjë-Hercegovinës flet plotë 56 gjuhë. Meshiq kur ishte vetëm 16-vjeç kishte ushtruar detyrën e këshilltarit komunal.
Ky i ri nga Tuzla, është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit të presidentit të Maqedonisë, George Ivanov.
Është fitues i çmimit prestigjioz “Brainswork Make A Difference Award 2010”, që në gjuhën shqipe do të thotë fuqia e trurit bën ndryshimin.
I pyetur nga gazetarët se si është e mundur që dikush t’i flasë 56 gjuhë, Muhamed është përgjigjur duke thënë se gjithçka është e mundur.
“E rëndësishme është të keni vullnet dhe dëshirë. Vullneti i fuqishëm i njeriut është një mrekulli – ai është ‘fajtori’ kryesor për sukseset tona. Bota në gjuhë tjera duket ndryshe dhe derisa i kuptoni këto mendime në gjuhë tjera, ju mund të krijoni një pasqyre krejt tjetër. Perspektiva është tjetër nëse një fjali e përktheni në disa gjuhë. Kontakti i parë me një gjuhë të huaj ka qenë kur fillova të komunikojë në gjuhën greke, kur si i vogël shkoja për pushime në atë vend. Aty më erdhi një moment interesant në kokë, që më inspiroi të vazhdoja të mësoja gjuhë tjera”, ka deklaruar Meshiq.
Gjeniu i gjuhëve thotë se e nevojshme është të gjendet një mënyrë për të zotëruar një gjuhë të huaj, por nëse njerëzit janë këmbëngulës në këtë, ai beson se suksesi është i pashmangshëm.
“Sa më shumë gjuhë të huaja që i flasim, aq më lehtë do ta kemi t’i mësojnë të tjerat, sepse gjuhët janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë ngjashmëri. Nga 365 ditë të vitit, unë i kaloj mbi 200 ditë në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se duhet të jesh viktimë nëse dëshironi të arrini diçka”, ka shtuar Meshiq.