Ky çift po thyen rrjetet sociale, ja përse
Jetëgjatësia e një marrëdhënieje në çift varet nga disa faktorë, ku mosha luan një rol të rëndësishëm. Por në kohën e sotme, në krahasim me një dekadë të kaluar, koncepti për faktorët ndikues ka pësuar ndryshime. I tillë është edhe koncepti për faktorin “moshë”. Ka çifte ku diferenca në moshë mes partnerëve është mjaft e vogël, pothuajse partnerët janë moshatarë, ka çifte që realisht janë moshatarë. Vec këtyre nuk bëjnë përjashtim ciftet me diferencë moshe, ku partneri mashkull është më i madh se partnerja e tij dhe anasjelltas. Polemika të shumta po ndahen në internet mbi marrëdhënien Milind Soman një aktor Indian, mosha e të cilit sipas mediave vendase është 52-vjeçare me një vajze, e cila është rreth 18 vjeç. Soman poston vazhdimisht selfie të shumta me të dashurën e tij në Instagram dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e njerëzve. Por, pas fotove selfie, një argument po ndizet në mediat sociale. Pse ky “trend”? Si ka mundësi që një femër zgjedh të krijojë një marrëdhënie dashurie, martesore me një mashkull më të ri se vetja?