Ky është biznesi më fitimprurës në botë pas drogës
Pistoleta, mitralozë, pushkë, raketa, granatahedhëse, murtaja, ose granata dore shiten dhe blihen nga kartelet e drogës, grupet paraushtarake ose guerrilase, rebelë, gangsterë, mercenarë, piratë apo nga diktatorë, duke u rënditur dënjësisht si biznesi i dytë më fitimprurës në botë.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit tregtia e paligjshme e armëve qarkullon nga 170 – 320 milionë dollarë çdo vit në botë.
Këto shifra përfaqësojnë 10 – 20 % të tregtisë së ligjshme. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, një numër i madh armësh nuk u përdor ose mbeti jashtë kontrollit, gjë që lehtësoi shitjen e tyre me çmim të ulur.
Neglizhenca e disa vendeve për të vendosur barriera në import dhe eksport, korrupsioni në nivele qeveritare dhe përparimet teknologjike (transaksionet bankare elektronike, interneti etj) si dhe vjedhjet nxitën tregun e zi.