Ky shqiptar dhunoi stjuardesën pse i vonoi sanduiçin (VIDEO)
Ky është shtetasi kosovar që sulmoi në një avion stjuardesën, pasi ajo i vonoi ushqimin. Mediat kosovare kanë siguruar pamje gjatë shoqërimit nga policia italiane, ndërsa duken qartazi ovacionet e pasagjerëve pro ndalimit të tij. Ngjarja u regjistrua në avionin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë– Prishtinë.
Sipas dëshmitareve pasagjeri e ka goditur stjuardesën për shkak se ia kishte vonuar sanduiçin. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë. Stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet.
Kosovari është arrestuar në aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga policia është liruar. Kompania ka dërguar një tjetër avion nga Bazeli për t’i marrë 180 udhëtarët, të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.