La Mbretërinë, Meghan Markle nis punë në…

Pas largimit nga familja mbretërore me bashkëshortin e saj Harry, puna e parë që do të bëjë Meghan Markle, do të jetë një shou realiteti kanadez, ku ajo do të paraqitet vazhdimisht. Sipas një burimi të afërt me ekipin e prodhimit, 38-vjeçarja do të jetë e ftuar të shfaqet në mënyrë të përsëritur në ”I Do”, ”Redo”, ku do të bashkohet me shoqen e saj të ngushtë, stilisten e dasmave Jessica Mulroney, ylli i shfaqjes së ardhshme të realitetit në Netflix.

Paraqitjet e saj në shfaqje do të jenë të rastësishme, sipas një burimi i cili nuk ka zbuluar nëse dhe sa do të paguhet Markle. Në 10 episode, shfaqja pason 10 çifte dhe përvojat e tyre katastrofike me dasmën e tyre të parë përpara se të realizonin dasmën e tyre të ëndrrave nga përpjekja e tyre e dytë. Markle, dikur e divorcuar dhe tani e martuar me Princ Harry, kishte një moment të ngjashëm në jetën e saj, raporton Page Six. Dasma e saj kushtoi më shumë se 42 milionë dollarë dhe veshja e saj ishte dizajnuar nga Givenchy.

Markle aktualisht është duke kërkuar për një agjent Hollywood. Muajin e kaluar, Markle nënshkroi një kontratë me Disney për një projekt deri më tani të panjohur në të cilin ajo do të huazojë zërin e saj në këmbim të një dhurimi për një shoqatë shpëtimi elefantësh që ajo mbështet. “Ana e industrisë së dasmave që nuk është shfaqur kurrë në televizion”, përshkruan emisionin Murloney në Facebook. Ajo u njoh me Markle gjatë xhirimeve të serisë ”Suits”, në të cilën Meghan luajti Rachel Zane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?