Laçi zhytet në krizë, mundet edhe nga Bylisi në shtëpi
Laçi zhytet në krizë të thellë, pasi ditën e sotme ka pasur një humbje minimale 0-1 ndaj Bylisit.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh një orë e plotë lojë që të realizohej goli i vetëm dhe vendimtar i fateve të kësaj përballjeje. Trumci gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi tre pikët e vendin e dytë në renditje Bylisit.
Pas kësaj humbje, Laçi mbetet në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa Bylisi renditet i dyti me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të parë.