Lady Diana nuk vishte kurrë dorashka, arsyeja do t’ju emocionojë

Kanë kaluar 20 vjet nga vdekja e Lady Dianës në aksidentin automobilistik në Paris, por mbretëresha nuk është harruar. Përkundrazi. Miti i saj duket se po rritet me kalimin e kohës dhe dashuria e popullit ndaj saj nuk po zvogëlohet. Janë të shumta historitë që kanë të bëjnë me emrin dhe jetën e saj, madje disa janë shumë emocionuese.

Ashtu siç është thënë nga Eleri Lynn, i cili kujdesej për pamjen e Dianës, në Kesington Palace: “Her Fashion Story” dhe shpjegoi për revistën People domethënien që fshihej prapa zgjedhjeve të veshjeve të “princeshës së popullit”, duke përfshirë edhe arsyen pse nuk vishte kurrë dorashka. Siç e dimë, Diana ishte shumë aktive në nivel humanitar dhe e përdori popullaritetin e saj për të hedhur dritë mbi çështje të panumërta sociale: nga HIV/AIDS tek minat tokësore, lebrat dhe tek të pastrehët. Gjithashtu i përdori qëllimisht veshjet e saj për të transmetuar “afrim dhe ngrohtësi”, si kur ishte në kontakt me njerëzit e zakonshëm, apo kur bëhej fjalë për një mision bamirësie, ashtu edhe kur takonte delegacionet zyrtare.

Diana e braktisi protokollin mbretëror të veshjes së dorashkave, sepse i pëlqente të mbante duart kur takonte njerëz, donte të shtrëngonte duart e tyre dhe të hynte në kontakt të drejtpërdrejtë”, ka thënë Eleri. “Gjithashtu ajo refuzoi mbajtjen e kapelave, sepse mendonte se : “Nuk mund të përkëdhelësh një fëmijë me një kapelë në kokë”. Ajo kishte vendosur me vullnet të lirë të vishte rroba shumëngjyrëshe kur takonte më të vegjlit: “Kur shkonte në spital, për shembull, i pëlqente të mbante rroba të gëzueshme që përcillnin ngrohtësi, dhe bizhuteri që fëmijët të mund të luanin”, ka shtuar Lynn. Pas ndarjes nga Carlo, stili i Dianës ndryshoi rrënjësisht. “Vitet 90 përfaqësonin thjeshtësimin e veshjeve për të”, ka thënë Lynn. “Pas ndarjes së saj nga princi i Galles, donte të njihej për atë që bënte në nivel humanitar, e jo për veshjet që mbante dhe të përqendrohej vëmendja tek puna e saj, po ashtu e dinte që duhet të kishte një pamje më të kthjellët dhe të thjeshtë”.

SHKARKO APP