LAJM I FUNDIT/ Ministrja e PD propozon largimin nga puna të zyrtarit të ISSH: Mori pjesë në fushatën e PS (Emri)
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.
Ndërkohë pas publikimit të numrit të telefonit +355697868366 të vënë në dispozicion për publikun me qëllim denoncimin e rasteve të përfshirjes së punonjësve të adminisrtatës në fushatën zgjedhore, vazhdojnë të vijnë informacione dhe dononcime të cilat po verifikohen.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve në varësi të këtij dikasteri të cilët përfshihen në fushatën zgjedhore branda orarit zyrtar të punës.