LAJM I FUNDIT/ Partia Demokratike jep sinjalin e parë për pranimin e rezultatit të zgjedhjeve

Nga rezultati i deritanishëm i votimeve, Halim Kosova do të hyjë si deputet i PD-së në Parlamentin e ardhshëm pasi është i teti në listën e kandidatëve demokratë të Qarkut të Tiranës.

I pyetur për parregullsitë që ka pasur gjatë procesit dhe veçanërisht në KZAZ e Tiranës nga ku po ndjek procesin, kandidati demokrat tha sinjalin e parë se opozita ka për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të dhënat paraprake të të cilit flasin për humbjen e Partisë Demokratike.

“Ka pasur dy apo tre parregullsi por nuk e cenojnë procesin. Nuk i heq asnjë prejse deklaratës së bërë nga Ambasada e SHBA”,- tha Halim Kosova.

Ndërsa në lidhje me humbjen e PD-së në këto zgjedhje, Halimi nuk preferoi të komentonte, pasi tha se nuk do donte të demoralizohej asnjë numërues dhe se do t’i bënte komentet pas përfundimit të numërimit.

“Jemi këtu për të numëruar deri në votën e fundit. Do preferoja pas numërimit të votave të bënim edhe komentet e duhura. Jam përqendruar që ky proces të vijojë sa më mirë. Nuk dua që asnjë nga numëruesit të demoralizohet nga numri i deputetëve që kemi marrë deri tani”,- shtoi ai.

DEKLARATA E AMBASADËS SË SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi sot për herë të parë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Ambasada sqaron se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore. Sipas tyre, pati incidente gjatë zgjedhjeve që duhen adresuar, por ato nuk ishin aq serioze sa mund të ndryshojnë rezultatin.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. Zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

SHKARKO APP