LAJM I FUNDIT/ Rama shkarkon zv/ministrin e Brendshëm që akuzoi ashpër Saimir Tahirin
Urdhëri i shkarkimit të kryeministrit, ka qenë një reagim i rrufeshëm ndaj një prononcimi të zv.ministrit në formë replike për replikën e Saimir Tahirit ndaj akuzave të Ilir Metes dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marku.