Lajm i mirë nga Gjermania/ Lehtësohen procedurat e punësimit për shqiptarët
Partitë e koalicionit në Gjermani kanë rënë dakord për një projektligj të ri për të lehtësuar mundësitë e emigrimit për punëtorët e vendeve jo anëtare të BE-së.
Sipas lajmit të bërë të ditur në mediat gjermane, Ministria e brendshme, e Punës dhe ajo Ekonomike ranë dakord për rregullat e reja pas një kompromisi në muajin tetor, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës.
Sipas “Suddenutsche Zeitung”, një nga momentet e rëndësishme të ligjit është se punëdhënësit gjermanë duhet të garantojnë se nuk kanë gjetur një punëtor tjetër nga vendet e BE-së, para se vendin e punës t’ia ofrojnë një emigranti tjetër.
Ligji do të lehtësojë dhe kufizimet që i kanë dhënë përparësi të ashtuquajturve “profesione të ngushta” që kanë më shumë vende të lira si për shembull: infermierët apo kujdesi për të moshuarit.
Sipas gazetës “Handelsblatt”, disa vende priten të përjashtohen nga kjo qasje më e lehtë për punësim. Teksa qeveria nuk ka bërë ende publike listën, këto vende kanë të ngjarë të përfshijnë vendet e origjinës të shumë azil-kërkuesve. Rregullat e reja janë të aplikueshme që nga 1 janari 2019.