Lajm pozitiv për Shqipërinë

 

Ndërsa Greqia është në kufijtë e ekzistencës apo jo në euro, për Shqipërinë ka zhvillime pozitive.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në sistemin bankar janë rritur ne maj, për të tretin muaj radhazi, raporton Monitor.

Stoku i depozitave në sistem arriti në 976 miliardë lekë, me një rritje prej 334 milionë lekë, ose 0.04% me bazë mujori.

Rritja ka filluar që nga shkurti, kohë që përkon dhe me intensifikimin e tërheqjes së depozitave në Greqi, si rrjedhojë e pasigurisë së marrëdhënieve mes qeverisë së re radikale të majtë, që erdhi në pushtet në shkurt dhe kreditorëve europianë lidhur me paketën shpëtuese.

Kjo rritje e depozitave tek ne, nënkupton një zhvendosje të kursimeve nga Greqia në Shqipëri.

Depozitat në valutë të individëve janë rritur me ritme më të larta se totali i depozitave, duke u shtuar 3.2%, apo 460 milionë lekë ose 3.2 milionë euro.

Sa herë ka pasur pasiguri në vendin fqinjë, Shqipëria ka përfituar nga një fluks i shtuar depozitash në valutë.

Në qershor 2012, kur depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore, jo sezonale, me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit.

SHKARKO APP