Lajmi i mirë për të nxehtin përvëlues afrikan

Këto ditë janë përvëluese, por nuk do të zgjasin edhe shumë.

Të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit.

Meteoalb, bën me dije se fundjavën tjetër, temperaturat do të bien me 5 gradë C.

ParashikimiMesnatën e se dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.

Ndërkohe, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtpërdrejt nga Evropa Veriore.

Ne këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjelle një rënie të temperaturave, me të paktën 5 grade C.

SHKARKO APP