Lajmi për vdekjen na shokoi, të parët kishin të drejtë…

Një zbulim i ri i shkencëtarëve tregoi se njerëzit janë të vetëdijshëm edhe pas vdekjes, pra njerëzit që vdesin e kuptojnë që kanë vdekur. Kjo sepse ndërgjegja e tyre vazhdon të funksionojë pasi trupi nuk jep më shenja jete.

Teorikisht kjo do të thotë se dikush mund të dëgjojë për vdekjen e vet pasi veshët arrijnë të dëgjojnë njerëzit rrotull për një afat kohor të caktuar nga truri, në varësi të shkakut të vdekjes. Publikimi i këtij lajmi që rrit kështu vlerat e supersticiozëve për jetën e përtejme u bë nga Sam Parnia, drejtor i studimit i cili është profesor dhe bën studime mjekësore në New York.

Ai dhe ekipi i tij kanë studiuar njerëz që pësuan arrest kardiak, ndërruan jetë fizikisht ose që vdiqën teknikisht dhe më pas u ringjallën. Ky zbulim është më i madhi i bërë ndonjëherë dhe i vërtetuar.

Disa persona që janë marrë në studim pas pro blemeve të ndalimit të zemrës dhe funksionit të organeve, kanë arritur të thotë fjalë për fjalë ato që kanë dëgjuar nga mjekët. Për të bërë më të frikshme? Ata ishin deklaruar të vdekur. Të pranishëm në studim, për ta bërë edhe më të vërtetueshme kanë qenë i gjithë ekipi, ndër to mjekë dhe infermierë me një karrierë prej shumë vitesh.

Doktori shpjegon se pasi ndodh vdekja, zemra ndalon, gjaku nuk qarkullon në tru, gjë që nënkupton se funksionit e trurit ndalen menjëherë. Megjithatë, ka dëshmi për të sugjeruar se ekziston një shpërthim i energjisë së trurit që jep maksimumin pasi një njeri ndërron jetë. Në vitin 2013 studiuesit në Universitetin e Miçiganit studiuan me sinjale elektrike brenda trurit të nëntë minjve në anestezi duke iu shkaktuar sulm në zemër.

Por për shkak se kafshët nuk flasin nuk pati një përfundim të plotë të studimit.

SHKARKO APP