Land Roveri i rrallë në formë tanku i vitit 1958 del në ankand, sa do të kushtojë (FOTO)

 Një makinë të tillë ndoshta s’e keni parë kurrë, por ky edhe pse duket si tak është një Land Rover. Mjeti shumë i rrallë me zinxhirë tanku pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm më një vlerë prej 50.000 pound.

Mjeti i rrallë u modifikua (iu ndryshuan gomat me zinxhirë tanku), pak pasi u prodhuan në vitin 1958.
Modeli, i cili ka një motor me benzinë 2.286cc, është krejtësisht i ligjshëm në rrugë dhe është i aftë që të kalojë përmes lumejve e kënetave moçalore.

Megjithtë ka një dobësi pasi shpejtësia maksimale e tij është 56 km/h.
Historia e plotë e Land Roverit është e panjour por ka kaluar shumë kohë në Norvegji dhe Gjermani përpara se të kthehej në Britaninë e madhe vitin e kaluar.

SHKARKO APP