Lapaj: Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

Adriatik Lapaj thotë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar në qershor që të bëhet pjesë e një qeverie me bazë të gjerë. “Gazetarët e dinë mirë, gjithë Tirana e di mirë, që pushteti në muajin qershor ka kërkuar që ne të bëheshim pjesë dhe palë e një qeverie me bazë të gjerë dhe unë kam refuzuar plot dy herë.

Telenovela e shëmtuar e verës ka qenë më pas çmimi që më është dashur të paguaj, të shkruar nga skenaristi dhe të luajtur nga regjisori Edi Rama”, tha Lapaj, i cili theksoi se nëse Avokat i Popullit zgjidhet Endri Shabani, nuk do të pranohet në protestë, sepse, sipas tij, nuk plotëson kriteret për të qenë Avokat Populli i denjë.

Nga ana tjetër, Lapaj deklaroi më tej se policia nuk lejon çadra që të qëndrojnë protestuesit sepse, sipas tij, Edi Rama ka frikë mos “Tirana mbushet me çadra kampingu nga protestuesit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?