“Lapsusi” i deputetes, ngatërron Pashko Vasën me Naim Frashërin

Në seancën plenare, përvec deklarata me përmbajtje të rëndë akuzash, ka edhe deklarata me gabime ose ndryshe me lapsuse. Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD për qarkun e Vlorës, Liljana Elmazi, në diskutimin e saj, përdoi fjalë nga letërsia, duke cituar një autor. Ka qenë statusi i një profesori të letërsisë, e përkatësisht e Bardhyl Matraxhiu, i cili e ka vënë re gafën/lapsusin.

“Siç ka thënë edhe Pashko Vasa “lum kush të rrojë e ta shohë…’”, pas këtyre fjalëve, Matraxhiu, që e ka ndjekur kuvendin nga shtëpia ka reaguar në profilin e tij në Facebok ku dhe është habitur se si është e mundur që të bëjë një gafë të tillë një deputete.

“Sa po flet një deputete citon sipas saj çka thënë VASHKO PASA Sinqerisht nuk ia di emrin sa e hapa TV. Komedia është se “lum kush te rroje e ta shohe zonje…” i ka thene N. Frasheri dhe jo Vaso Pasha”, shkruan Matraxhiu, duke u dhënë detaje miqve të tij që e pyesin se kush ishte: “Nje brune e shendoshe e PD se e dha ne moment ulur tek merrte pergezime ne celular mesa duket”.

Swiss Digital Desktop Reklama

bardhyl1

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?