Largimi i dy këshilltarëve bashkiakë nga PD, Flamur Noka: Njëri ka punuar me PS, tjetri shfrytëzoi postin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se largimi i dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit është bërë me kërkesë të degës lokale.
Sipas tij, kërkesa për përjashtimin e tyre ishte depozituar më herët nga strukturat e PD në Durrës, duke theksuar se vendimi është marrë mbi baza konkrete. Noka theksoi edhe se njëri prej këshilltarëve ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, ndërsa tjetri akuzohet për përfitime personale nga posti dhe bashkëpunim me këtë forcë politike.
”Lidhur me dizinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës, sqarojmë sa vijon: Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe strukturat e PD lokale me kërkesë të Degës së PD Durrës, cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë. Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025, kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit të Degës së PD Durrës, ai ka punuar për PS”, tha Noka.
KOHA JONË SONDAZH
Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?
Results
Vota totale: 5731

