“Le t’i zhdukim këta qentë nazistë”

 

Ushtarët amerikanë ekzekutuan dhjetëra roje gjermanë të kampit të përqendrimit Dachau pas çlirimit të tij rreth fundit të Luftës së Dytë Botërore.

“Le t’i zhdukim këta qen nazistë,” thanë ata.

Trupat amerikane hapën zjarr mbi ushtarët nazistë me një mitroloz, pasi i kishin rreshtuar.

Ndërkohë ushtarët thërrisnin: “Nuk marrim të burgosur”.

Një ushtar amerikan vrau katër gjermanë dhe u bë kaq histerik sa koloneli i tij e goditi me qytën e armës që ta ndalonte.

Sipas një libri të ri, amerikanët u hakmorën për shkak se u zemëruan kaq shumë me atë që panë kur çliruan kampin Dachau, ku mbaheshin 32 mijë të burgosur në kushte horror.

Më vonë historianët thanë se kjo që kanë bërë amerikanët është krim lufte.

Por akuzat u pushuan nga gjenerali George Patton.

SHKARKO APP