Ledina apo kritikë b***zbuluar?!

Për ironi të fatit, e njëjta shije u ngeli dhe ndjekësve të edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Të gjithë fajin për këtë e ka Ledina Çelo, absolutisht!..

Nga Anri Bala

Nuk ka kaluar një muaj, kur gjigandi amerikan “CNN”, njëri prej rrjeteve më të famshëm në të gjithë botën, u fajesua, se transmetoi 30 minuta material pornografik në vend të një programi dedikuar kulinarisë. Ndërsa, jo më larg se dje, në studion e “Tg5”, spikerja italiane u kap në një pozicion tejet të sikletshëm dhe jo për “fajin” e saj!

Në studion e lajmeve të televizionit italian, tryeza ku spikerja po përcillte lajmet, disa prej tyre kronika të hidhura e disa të tjera të gëzuara, ishte prej xhami dhe mjaftoi vetëm një lëvizje e këmbëve, të sillte në memorie, për të gjithë ata që ndodheshin para ekranit, skenën epike të aktores Sharon Stone në filmin “Basic Instict”. Të tjerë shikues, që janë më të ndjeshëm ndaj këtyre skenave, i’u turrën imagjinatës me copa letre…

Për ironi të fatit, e njëjta shije u ngeli dhe ndjekësve të edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Të gjithë fajin për këtë e ka Ledina Çelo, absolutisht! Këngëtarja, kësaj here në rolin e prezantueses së festivalit, në natën e parë të tij, kishte “veshur” një fustan tyl të zi, i cili vende vende qëndronte kapur pas një astari të brendshëm ngjyrë bezhë, duke mos i lënë vend imagjinatës. Nëse gaboj… ju kërkoj ndjesë!

Për fatin tim të keq, unë nuk lëvizja dot! Atë moment më kishte “shtrirë” në krevat temperatura, si pasojë e gripit të stinës. Trupi më digjej e më bënte sikur më sillte në mendje haluçinacione vizive dhe auditive. Më bëhej sikur dëgjoja zëra në pallatin ku jetoj! Po po, ngjasonin tamam si klithma zhurmuese me sharje e fyerje, britma që zinin njëra tjetrën prej së largu. Mendova ndonjë rreng i gripit!

– “Si si vjen turp! Uaaaa, largo fëmijën, vëre të flej gjumë…”

– “Na mori në qafë”, foli nga krahu tjetër vëllai im. I ziu, i pafuqishëm për të mos i’u bindur gruas, tërhoqi vajzën e vogël me këmbët që i vareshin nga mosbindja drejtë krevatit, me sytë që nuk i ndaheshin nga ekrani. Nxitoi i shkreti që të kthehej përsëri në kuzhinë, por për respekt të gruas, mbajti pamjen e bezdisur në fytyrë për “shfaqjen e huaj”.

Bëra të hapja sytë, ashtu i pafuqishëm, pashë një femër të bukur rreth të 40-ve, me një fizik të hatashëm që do t’a kishte zili edhe një vajzë sa gjysma e moshës së saj.

– “Kam vdekur dhe më kanë degdisur në parajsë më duket”, hodha një fjalë unë. Të paktën, isha i sigurtë se nuk isha në ferr, disa rrjeshta i kisha lexuar dhe unë për parajsën!

– “Do doje”, ma ktheu kunata.

Pas spektaklit, të gjitha gratë e lagjes time fjetën duke ëndërruar të veshura si Ledina atë natë… ndërsa burrat e tyre u shtrinë dhe fjetën me këngëtaren…!

SHKARKO APP