Lee, Babai i Singaporit dhe “babushët “ e Shqipërisë
Nga Irfan Rama
Shqipëria dhe Shqiptarët kanë koopuluar shumë personalitete përgjatë historisë së tyre të lavdishme e të pa lavdtë, luftëtarë e trima të paparë, tradhtarë e bashibuzukë të epërm, liderë luftërash e strategë betejash të dëgjuar e jehonëshpërhapës kilometrikë me shpëtime europiane religjioze si Skënderbeu. Se Kostandinopoja e lulëzuara, e zhvilluara, tregtarja, e kulturuara qendër perandorake e Botës së Njohur ra për shkak të mosndihmës aleatike të vetë Europës. Edhe Skënderbeu nuk pati ndihmë ididlike nga Europa. Shqipëria kishte burra të zotë e të mençur e me shumë kulturë europiane por të hapërdarë nëpër perandori e shtetësi tejanë që vdiqën e lanë dhenë duke kontribuar jashtë. E nga tej…. Ismail Qemali erdhi për pak kohë ngriti flamurin dhe iku sërish – ku u gjetën helmëtarë ta mbytnin në Itali. Po kështu Noli i madh e i përndritur botërisht.
Lee Kuan Yew, Babai i Singaporit
Li Kuan Yew ish kryeministri i famshëm i Singaporit këmbeu jetë 3 ditë më parë te hënën me 23 mars 2015 në Singapor në moshën 91-vjeçare pas një sëmundje që u spitalizua që nga fillesa e muajit shkurt nga një pneumoni e rëndë. Li solli zhvillimin dhe lulëzimin e paparë të shtetit – port të Singaporit me një sistem të autoritetshëm të dizenjuar me mbijetesë të tij por që trashëgimia mund të jetë një përshtatje e ligsht për sfidat e shekullit të 21-të, për përballjet e qytet – shtetit tropikal. Mrekullisht autoritari me të folur të vrazhdë e të prerë dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 1990 pas 31 vjetësh drejtim me përzvillime të larta, që nga viti 1959 kur Partia e Veprimit Popullor i dha mbështetjen 41- vjeçarit tepër vizionar për ekonominë, për popullin e tij. Vdekja e tij është një pikë eptimi për Singaporin. Pas fitimit të vetëqeverisjes nga Britania në vitin 1959, ishulli në majë të Siujdhesës Malay u transformua në një “Central Elektrik” me financa të fuqishme e industri tepër të zhvilluar nën udhëheqjen e hekurt të Li-së. Për t’i blatuar qeverisjes së tij një dorë të lirë në modelin e një shoqërie të re Li sistematikisht shtypi disidencën, i mbylli gojën shtypit dhe burgosi kundërshtarët politikë. Një pakt social me qeverisje autoritare në këmbim të një garancie prosperimi kanë duruar dy gjenerata. Li është kryeministri i vetëm në botë që ka drejtuar më gjatë se askush tjetër. Sidoqoftë e pavarësisht nga negativitetet në konceptet e të drejtave të njeriut – i biri i tij është sot kryeministër – përsonalitetet më të mëdha të botës si Barak Obama, Kerri, Angela Merkel, Vladimir Putin , Kristin Lagard, “Bota e Madhe” kineze etjerë vlerësuan lart këtë personalitet të një shteti të vogël, një ishulli prej 622 km katror, me një popullsi prej 5.4 milion banorësh. Ai quhet Babai i Singaporit. Po çfarë thanë për të këto personalitete: Barak Obama: “Lee është një gjigant i vërtetë i historisë”. Kristinë Lagard: “Lee është ai që ka bërë vendin e popullin e tij të mirëqenë e të zhvilluar”. Kryeministri kinez: “Kina ka përfituar nga menaxhimi dhe transformimi i Singaporit nga Lee”. Ndërsa një përfaqësues zyrtar kinez u shpreh se Lee ishte i pari që nxiti buxhetin për arsimin dhe ndikoi fuqishëm që të rinjtë të mësojnë anglishten e gjuhët e tjera.
… “Babushët” e Shqipërisë…
Ahmet Zogu ndonëse punoi për t’i ndryshuar faqen Shqipërisë ku arriti të krijojë një kushtetutë e ligje të vendeve të zhvilluara si Anglia, Franca e tjerë, shkolloi në perëndim jo pak shqiptarë që u kthyen për t’i shërbyer Shqipërisë me pagesa të larta, kishte zbatim ligji, eleminoi kundërshtarët e tij politikë e tjerë prapseprapë u zhduk me arka të tëra të floririt shqiptar. U mori monellat e i la letrat e “arta” popullit. Enver Hoxha ndonëse gjeti një vend të pashkolluar me një analfabetizëm të thellë, varfëri të një pjese të madhe të popullsisë zhvilloi bujqësinë, industrinë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, sportin etj deri në fshatrat më të thellë mbeti një diktator, zhvilloi luftën e klasave në mënyrë supër të egër, eleminoi përsonalitetet e kulturës shqiptare dhe “kundërshtarët” imagjinar politik, izoloi vendin nga “imperializmi dhe revizionizmi” dhe as me Kinën që e ndihmoi aq shumë në gjthçka e shpërdoroi në popull duke i futur “blanat” ideologjike?!!! Nga “Udhëheqësi” legjendar u shkërmoq pas 90 në një miniaturë milimetrike tunduese. Ndonëse për vjedhje mbi 2300 lekë të vjetra të kohës njerzit dënoheshin me burg… Asnjë nga liderët e djeshëm e të sotëm të pas 90 që kanë drejtuar qeveritë shqiptare nuk kanë mbetur në mëndjet e njerzve si reformatorë të mëdhenj, si zhvillues e prosperues të zhvillimit ekonomik shqiptar, të rritjes së mirëqenies së popullit të vet, si vizionar të prospektit, moderues të grupeve “open minded” të shkencës, teknikës, ekonomisë e kulturës, luftëtarë të së drejtës , dinjitetit njerëzor e ndershmërisë të njerzve të sipërinave progresuese. Me një mendësi patriarkale të “INDIVIDSHMËRISË përzgjidhëse” me një “cancro” të përzgjedhjes së stafeve militante të të gjitha qelizave shqiptare shtetërore që evokon servilizmin dhe diktatin hierarkik, kanë prodhuar përsëshumti “produktin” korrupsion galopant, papërgjegjshmëri, trashësi groelandike shtresash të përndara pasurisht në raporte të frikshme, njerëz hajdutë të paparë, vrasësi të shumta me elmentë shumë diferent kriminaliteti, armatosësi popullore kundër…kujt(?!),intrigësi shekspiriane por të modelit katundarik, arrogancë dhe tutelë pirandike piramidale, lideri polishtresore manuketërish, administratë nepotike partitizmash, miqësish, klanesh e farefisnish etj. Një “produkt ASGJË” për shoqërinë e varfër shqiptare. Një produkt që nxit e ka nxit ikjenitë e trureve të shkëlqyera shqiptare e masës popullore jashtë Shqipërisë. Lideri i sotëm i mazhorancës po tenton… Paraditja, mesdita e pasmesdita e sotme e datës 26 mars 2015 ka prodhuar sërish produkte gjoja antagoniste midis grupimeve politike të majta dhe të djathta: “Dëgjim” deputetësh që do të “vriten” nëpër pranga nga një komision parlamentar ku njëra palë “lufton” për drejtësi e tjetra që gjoja po i dëgjon kur “hallva” tashmë është drunjëzuar nga prokuroria; një deputet i mazhorancës më të madhe të shumicës parlamentare – “diplomati” – këlthet si përherë si më “parimori” se opozita është “kjo” dhe “ajo” e keqe e vendit; ish-lideri i së djathtës – por majtist i epërm në veprime – që thotë: Në parlament vazhdon seanca e turpshme…. x y-lonit i kanë çuar në qeli xhelatin e do ti vrasin fëmijët… qartësisht skenar nga Ilir Meta…( a thua prokuroria duhet ta fusë në dosje ish- liderin për shpifje si dy deputetët tashmë nën arrest?!); Opozita del nga parlamenti për “shkelje” të rregullores e nuk “pollon”; 80,79,1, 100%, 99% dhe dy deputetëve i shkon me vrigesë policia në “Gest House” dhe biznese për ti vënë hekurinat e shndritshme nikelato të reja akull, RISI !; Shefi zyrtar i opozitës tha se “dekriminalizimi fillon nga Kavaja?!”; Vetëm nga Jozefina Topalli dëgjova togfjalëshin BASHKEPUNIM; FSHF – ja i ka siguruar 138 deputetëve – minus 2 – nga 3 bileta për familje që të gjithë të shkojnë me shalla e bluza kuqezi për të “këlthitur” për Shqipërinë e De Biazit se shqiptarët ATE do ta dizenjojnë si BABA shpirtëror. Asgjë sot nuk u përtha për progresin ekonomik e mirëqenien shqiptare. Këto 25 vjet as një “çerek-baba” nuk kemi prodhuar. As “babushë” që nuk trembin fëmijët.