Lefter Koka: Basha doli nga çadra dhe nuk ka më hallin e kanabisit
Në vijim të takimeve me banorët, Kandidati kryesues i LSI për qarkun e Durrësit, Lefter Koka, është ndalur në lagjen 15, Spitallë, e njohur si zona e “Konservimit”. Gjatë fjalës së tij, Koka tha para banorëve se: “Kur jam në Spitallë, pavarësisht nëse janë banorë të vjetër apo të rinj, ndihem mirë, sepse flas për një zonë që kam kaluar 25, 26 vitet e jetës time dhe sigurisht më dhimbsen disa gjëra, ashtu si më vjen mirë për disa gjëra të tjera që mund të janë bërë mirë. Më vjen keq, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë anëtar i kabinetit dhe sigurisht kam parë se si dhe sa Kryeministri e ka mundësinë për të drejtuar vendin, dhe më duket qesharake sot të thuash kërkoj timonin I vetëm. Sepse një kryeministër I vetëm është kur drejton. Më duket po aq qesharak kryetari opozitës, z.Basha, ku qendroi për 3 muaj në çadër, ku pati disa arsye objektive për të patur frikë për të shkuar në zgjedhje sepse vendi që mbushur me kanabis. Për habinë e të gjithëve Basha nuk e ka më këtë shqetësim. Pra, të bësh një pakt, Basha ka një hall dhe të vetëm që të rizgjidhet prap kryetar i opozitës dhe këtë ndihmë për turp të dynjasë ja kërkon Ramës. Dhe Rama që i kërkon Bashës që po pata nevojë për ndonjë deputetë diversant që mund të kesh te lista jote, të më kalojë dhe të bëhem unë Kryeministër nesër. Është një gjë që kodi elekotoral nuk të lejon as Ramën as Bashën ta bëjnë dot qeverisjen”.
Ndërkohë, Koka është ndalur dhe te fenomeni I kanabizimit të vendit, ku u shpreh se: “Fenomeni i kanabisit do të sillte grupe kriminale, rivalitet midis bandave do ta kthenin Shqipërinë si Kolumbi, siç dhe ndodhi që Durrësi ishte qyteti më I kriminalizuar. Ku strukturat e policisë së shtetit ishin të lidhura me këto banda kriminale”.
Më tej, Koka u kërkoi banorëve të Spitallës që të jenë të qetë dhe të arsyeshëm në procesimin e votimit si një e drejtë që u vjen njëherë në 4 vjet dhe që kërkon maturinë e duhur për të bërë zgjedhjen e duhur.
“ Kërkoni të jeni sa më qetë dhe të arsyeshëm kur të shkoni për të votuar dhe për ta çuar të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit në një drejtim ndryshe. Ndaj miqtë e mij do doja ti bashkoheni këtij aksioni shumë të madh politik që ne kemi”, tha Koka gjatë bashkëbisedimit me banorët. Në takim morën pjesë dhe disa prej 14 kandidatëve të LSI në Durrës, Arb Shtylla, Skerdi Bello dhe Edlira Hyseni.