Lefter Maliqi: PS merr 5 mandate në Berat, PD-në e penalizoi…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, duke parë rezultatin, pohon se PS do të marrë 5 mandate në qarkun e Beratit.

Nga vendi i vumërimit të votave për Beratin, Maliqi për “News24”, komentoi edhe humbjen e PD-së në këtë qark, e cila sipas tij erdhi për shkak të listës së gabuar.

Sipas Maliqit, deri më tani, ora 11:30, në Qarkun e Beratit janë numëruar 30% e votave.

“Tashmë po numërohen disa zona në të cilat PS ka përparësi. Pritet të rritet numri i mandateve për PS. Në përfundim të numërimit, PS do të ketë 5 mandate”, tha Lefter Maliqi.

Maliqi dha dorëheqjen nga kandidimi në listën e PD-së në këtë qark, ku mbështeti PS-në.

SHKARKO APP