Legjitimiteti i Kosovës përballë pushtimit strategjik të Kimesë
Nga Lisien Bashkurti*
Pavaresisht kontekstit te qellimeve te gjeopolitikes Ruse, Putini me ne fund pranoi informalisht nje te vertete: te drejten e popullit te Kosoves per vetevendosje.
Ky pohim nuk deshmon se Putini po I referohet te drejtes nderkombetare nga Uillsoni deri te Karta e San Franciskos. Ky pohim nxjerr ne dukje qe Putini vendos interesat gjeopolitike mbi te drejten nderkombetare. Madje, ky pohim na ndihmon te qartesohen qendrimet me dy standarte te Moskes zyrtare.
Politika me dy standarte e Kremlinit do te thote: nese parimet e te drejtes nderkombetare nuk perputhen me interesat e Rusise ato nuk respektohen; nese parimet e te drejtes nderkombetare perputhen me interesat Ruse ato mund te sherbejne si referenca.
Ky qendrim prioritizues I interesave gjeopolitike nacionale mbi parimet e se drejtes nderkombetare eshte mjaft kercenues, sidomos kur vjen nga fuqi boterore, antare e KS te OKB.
Me kete deklarate Putini nuk arsyeton Kosoven dhe as niset per njohjen e saj. Putini perdor rastin e Kosoves per qellimin e tij ne Krime. Me sakte ai synon te beje “Tit-for-Tat diplomacy”. Domethene, meqe Kosova po kalon nga shtet “de facto” ne shtet “de jure”, pavaresisht bllokimit te vetos Ruse, Putini don te paralelizoje “rastin Kosove” me “rastin Krime”. Por keto dy raste jane te ndryshme sic jane Lufta e Ftohte e krijuar nga BRSS e Stalinit dhe Rendi I Ri Boteror qe dominohet nga teoria e paqes demokratike.
*Status i autorit në Facebook