Lehtësohet frika pas Brexit, bursat po rriten

Bursat europiane dhe aziatike u rimëkëmbën sot nga rënia goditëse pas votës së Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian, teksa investitorët besojnë se bankat qendrore do të mbështesin ekonominë përmes shtimit të stimujve.

Bankat europiane dhe britanike, që ishin në qendër të vëmendjes që kur Britania shokoi tregjet financiare të premten, duke votuar të largohet nga BE, u rritën ndjeshëm të mërkurën, duke e marrë veten nga rënia dy ditore, ku disa banka si Barclays dhe RBS panë një tkurrje të aksioneve deri në 40%.

Sterlina dhe euro, viktimat e tjera të mëdha të së premtes dhe të hënës, fituan përkatësisht 0.4% kundrejt dollarit. Paundi u rrit me 2 cent, pas rënies me 18 cent nga e enjtja në mbrëmje, kur arriti në nivelin më të ulët të 31 viteve të fundit.

Tregjet e aksioneve në Frankfurt, Paris dhe Londër, të gjitha fituan më shumë se 1.5% në tregtimet e hershme, ndërsa indeksi pan europian i bankave më të mëdha u rrit me 3%.

Tregtuesit thonë se humori më i mirë ishte pjesërisht për shkak të pritshmërivë për një kthesë drejt lehtësimit të mëtejshëm sasior të bankave qendrore në gjashtë muajt e ardhshëm dhe shpresave se Britania do të mbetet ngshtësisht e integruar me Europën, çfarëdo marrëveshje që do të arrihet.

SHKARKO APP