Lejet e ndërtimit, nga sot nis aplikimi online

Sot nis të funksionojë në të gjithë vendin aplikimi online për lejet e ndërtimit. Për të kryer aplikimin, qytetarët do të regjistrohen në portalin e-Albania duke mundësuar përdorimin e shërbimit të aplikimit online të e-lejeve.

Rregullorja përcakton edhe ndarjen mes lejeve të ndërtimit për sipërfaqe deri më 250 m2 dhe ndërtimeve me sipërfaqe më të madhe se 250m2.

Për kategorinë e parë (leje ndërtimi për sipërfaqe deri në 250 m2) janë hequr disa kërkesa të projektit (projekti i instalimeve) si dhe nevoja e mbikëqyrjes së punimeve, me kusht që firma zbatuese të nënshkruajë një deklaratë noteriale për kryerjen e punimeve konform lejes së ndërtimit.

Gjatë fazës së shqyrtimit, sistemi do të informojë vazhdimisht aplikuesin lidhur me statusin e aplikimit të tij.

Ministria e Zhvillimit  Urban bën të ditur se, sistemi online nuk është i ri për rajonin e Ballkanit. Ndërmjet datës 20 prill dhe 20 shtator do të mund të aplikohet si online ashtu dhe tradicionalisht nëpërmjet dorëzimit të dokumenteve. Ndërsa pas kësaj date, përsëri sipas ministrisë, gjithçka do të bëhet vetëm online.

SHKARKO APP