Lejet e ndërtimit, rritje deri në 360%

Lejet e ndertimit pësuan një rritje të shpejtë në tremujorin e parë të vtit 2016, duke sinjalizuar kështu një rritje të mëtejshme të sektorit të ndërtimeve pavarësisht vështirësive fiskale nga rritja e taksave në këtë fillimvit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të dhëna në tre mujorin e parë arriti në 65 nga vetëm 14 të tilla në të njëtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rritje mbi 360%. Rekordet për dhënien e lejeve i mbajtën qytetet e Tiranës, Fierit dhe Beratit. Në Tiranë janë dhënë gjithsej 18 leje, bashkia e Beratit ka dhënë 13 të tilla dhe ajo e Fierit 12, raporton Monitor.

Në bashkinë e Tiranës dhe të Fierit dhënia e lejeve ka ndjekur trendin e muajve të fundit, por në Bashkinë e Beratit më 2015 ishte dhënë vetëm një leje. Rekorde lejesh janë shënuar edhe në qytetin e Lezhës, bashkia e të cilës ka firmosur për ndërtimin e tetë objektëve. Në katër tre mujorët e fundit kjo bashki nuk ka dhënë asnjë leje. Lejet e dhëna përfaqësojnë një sipërfaqe rreth me një sipërfaqe rreth 62.170 m , sipas INSTAT. Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zëne 58,5 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 41,5 %.

Përqendrimin më të madh te lejeve e pati e ka qarku i Tiranës me 27,7 % dhe Beratit me 20 %. Në dy vitet e fundit, rekordin për lejet e ndërtimit të dhëna e mban tremujori i dytë 2015, me 99 të tilla, kohë që përkon me muajt e fundit përpara ndryshimit të pushtetit lokal (zgjedhjet për kryebashkiakët e rinj u zhvilluan në qershor 2015)

 

 

SHKARKO APP