Leku “dorëzohet” përballë Euros dhe Dollarit (gjatë fushatës)
Leku është dobësuar në ditën këtë muaj përkundrejt monedhave kryesore. Monedha e përbashkët është çmuar përkundrejt lekut edhe në ditën e sotme (e treta radhazi pas njëzet ditëve në rënie), ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehet në tregun vendas me 132.59 lekë, rreth 0.2 lekë më shumë se një ditë më parë.
Forcim ka njohur edhe dollari, i cili brenda një javë ra me 3 lekë, i ndikuar edhe prej nënçmimit që po pësonte në bursë ndaj euros. Ndërsa sot, pas ditësh në rritje në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët është zhvlerësuar, ku 1EUR këmbehet me 1.14 USD.
Të martën, Banka e Shqipërisë raportoi një zhvlerësim të të gjitha monedha kryesore, ndërsa euro kapi nivelin më të ulët që nga gushti i 2009-s duke u këmbyer poshtë 132 lekëve. Ekspertët e argumentuan me qarkullimin e lartë të valutës gjatë fundjavës së zgjedhjeve.
Euro ka pasur një vit të dobët në vend duke shënuar në vazhdimësi rekorde të ulëta që nuk i kapte që 2009-a. Sipas analistëve të tregut, në zhvlerësimin e euros ka ndikuar oferta në rritje në valutë, që ka ardhur kryesisht prej projektit TAP dhe turizmit, por edhe prej aktiviteteve të jashtëligjshme.
Arsyeja e fundit, (aktiviteteve të jashtëligjshme) është shpjegimi më bindës për këtë ndryshim të kursit të monedhës. Vetëm gjatë fushatës elektorale është raportuar për miliona euro që janë hedhur në treg. Kryesisht këto para janë përdorur për blerje të votave.
Ndërkohë që edhe rritja e shkëmbimit të hashashit duke se ka rolin e vetë në këtë ndryshim të kursit të këmbimit.