Leku ndaj Euros kap vlerën më të lartë të 7 viteve të fundit. Dyshohet se ndikoi edhe tregtia ilegale e marijuanës

Forcimi i lekut ndaj euros, duket i pazakonte në këto nivele dhe për një kohë relativisht të gjatë. Prej disa ditësh, një euro këmbehet në pikat e këmbimit valutor me 135.6 lekë. Ky është niveli më i ulët i shtatë viteve të fundit dhe që tejkalon çdo efekt sezonal.

Krahas agjentëve të këmbimit valutor, edhe ekonomistët, vlerësojnë se kjo po vjen nga disa faktore të jashtëm e të brendshëm, të kombinuar së bashku. Zhvillimet e fundit në Amerike janë një arsye
Por nuk përjashtojen edhe zhvillime të tjera të tregtisë informale, e madje të paligjshme të lëndëve narkotike. Kur eksportet nuk janë rritur aq dukshëm sa për të justufikuar depozitat euro të shtuara në vend, dyshimet bëhen edhe më të forta.
Me pare revista ekonomike “Monitor”, pati theksuar se kultivimi i marijuanës, krahas efekteve të tjera në ekonomi, po rrit artificialisht vlerën e lekut./ABC News

SHKARKO APP