Lëkurat e Parlamentit dhe roli i SHBA e BE

Nga Irfan Rama

Parlamenti shqiptar u fut sërish në kllapi. Kllapi nga ato fare më të rëndomtat, më të pazakonshmet për një nivel të lartë që përpunohen politika zhvilluese e progresuese për një popull që kërkon jo rënkim e përsiatje intrigash me vrasje, vjellje, korrupsione, tendera korruptive të pafrenueshme, plagosje e gjak, pinguinim aferash, projekt idesh gangsterësh për gjakosje të re parlamentare e protesta vrasjesh të reja sërish nëpër rrugët e ndërtesat tashmë jo pak të zymta shtetërore të larta, por zgjidhje për një jetë më të mirë e më të begatshme. Sepse i takon një populli që vujtërisht e trimërisht ka lënë mbijetesën njerëzore e breznitë e djeshme dhe të sotme. Se shqiptarët si popujt e tjerë nuk kanë trashëguar gene hajdutërish e vrasjesh të shumta të pa besa, genim të harbuar vesesh të këqija të nxitura aq shumë shumë nga kreritë e degjeneruara lidershipe sidomos këto 23 vjet. Lëkurët e qeverive e parlamenteve këmbehen në të shpejta e të ngadalta dhe të rejat kanë thuajse të njëjtën ngjyresë, të të njëjtat ngjyresa e qelizime të përposhtme që mëkojnë të njëjtin gramim ushqyes të molepsur. Janë akuzuar presidentë, kryeministra, kryetarë parlamentesh, ministra, deputetë të ndryshëm me fytyra gjoja të ndershme e fytyra të diskretituara në popull, kryetarë bashkish e komunash, zyrtarë gjithëfarësh etj. Parlamenti shqiptar ndryshe nga parlamentet e tjerë ka shumë pak pauza të mira, se kohëzimet përzgjdhëse, bërjeligjet cilësore, konceptet kontemporane për zgjidhje ekonomike sa më të shpejta e efikase bëhen penguese sa nga njëra palë e grupimit politik apo grupimit tjetër politik të majta apo të djathta. Shumë ligje prej vitesh dy dekadëshe ndërrojnë opsion nga njëri parlament në tjetrin se në përgjithësi në këto 23-24 vjet janë mbarsur e kanë funksionuar gjysëmparlamentet një nocion parlamentarizmi që nuk funksionon askund e asgjëkundi në Europën e Bashkuar ku duan të na dërgojnë liderët apo mosliderët shqiptarë. A e patë të dashur e të nderuar shqiptarë gjysëmparlamentin e së enjtes me datë 5 mars 2015 kur lideri, kryetari defakto i Partisë së BojëDetit, e kryetari faktik i grupit parlamentar e gjithçkaje e blutë, kish zënë foltoren e grisonte rendin e ditës. A e patë rrethlulen e bojqielltë kostumore të deputetëve e që nuk bëzante me koloritin gojor të kyçur kur këlthiste lideri deri në ekstazë: Jep dorëheqje Ilir Meta, jep dorëheqje, jep dorëheqje….. Dhe kryetari i tempullit që duhet të jetë i shenjtë i kërkoi shërbimit që ti sillnin ilaçet se vërtet në të tilla raste jepen jo ilaçe, por injektohen injeksione shumë të forta dehëse për dihatje shumëditore. Ambasadorët e Gjermanisë, Italisë, Francës dhe fisnikja kroate që përfaqëson BE lëviznin kokat e ndërronin fytyrimet si me magji nga bëmat në parlamentin shqiptar. E më pas vijoi kërbaçimi Berishë- Meta me shkëlzenër e jo shkëlzenër me dorëheqje e jodorëheqje, me zhytje e çzhytje në krim, për pasoja e përgjegjësi pasojash(?!) Më pas bërtinitje e kuisma nga minoranca e deputetët kur i jepej visto për kore e sërish pauza për të folur e thyer lideri. Rishtaz kore. Sërish kuisje individuale ose couple (çift)! Opozita në heshtje varri me përjashtim të një fortari që shkoi tek rrethnaja opozitare, një projeksion kontradiktor e i pështirë i pikturës përmbys të Rembrandit “Sunflower (Lulja e Diellit) të cilën e kam parë me shumë ngulm në “National Gallery” në Trafallgar Square të Londrës. Më pas gjysëmparlamenti ose mbigjysëmparlamenti “nisi punën” si në rrethim e me sirena lufte me ligje e nene 1,2,3,4… Bërtiste kryeparlamentari dhe kalonte nenet me shpejtësinë e dritës e ku ngritja e kartonave të maxhorancës me aq shpejtësi më kujtonte spikerët e spikeret e parlamenteve të tjera që bënin të të njëjtën gjë, me të njëjtin ritëm, me të njëjtin nxitim, me të njëjtin mosnumrim të kartonave(?!). Video e Tomës kish bërë të vetën si shpërthimi i tritolit në veturën e një 35 vjeçari nga Mirdita pranë Stadiumit “Selman Stërmasi” mbrëmjen e 4 marsit 2015 që zjarronte me tërbim. Por për askënd me përjashtim të të duhurës polici që rendi me shpejtësi tek ngjarja, askujt në parlament të nesërmen nuk ju kujtua. Por dëshmitari i videos e ktheu shpejt dhe e shkërmoqi dëshminë e videos me pyetës deputetin shkodran. Siç deklarohet nga mediat dëshmitari – që se kishte problem përdorimin e pushkës –  ka thënë se këtë teatër të montuar e ka porositur me para vetë Toma?! E Opozita përgatitet të bëjë “namin” për “pranverën” tuniziane, egjiptiane, libiane, siriane, afgane! Për “Portokallin” ukrahinas që vetëm të kundrosh viktimat në fëmijë gra, burra, shkatërrime të pallogaritshme në Donjeck, jetime në tunele me ushqime të pakta, fytyrat e fëmijëve e grave të zbehta që kërkojnë shpëtim e mbarim lufte, nuk të bie ndërmend të kacafytësh popullin tënd me mizerabilitete të tilla. Shqiptarët e kundruan boll 21 janarin e “famshëm” të pozitës dhe opozitës, projektuesit e demonstratës dhe zbatuesit e vrasjeve. Në Rusi u vra lideri i shkëlqyer i Opozitës Ruse dhe Putin pohon: Boris Nemstov killing a “disgrace” (Vrasja e Boris Nemstovit një “turp”). Shumë rusë nuk besojnë për njollën e turpit që servir Putini… E prapëseprapë rusët e varrosën liderin e tyre ekskluziv me nderime e me urtësi. Bënë gjithë kulturë e me pankarta protestën e planifikuar me liderin por tashmë pa liderin dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Ndërsa në Shqipëri zjarrtarët  blu pas vrasjes së liderit të vërtet Azem Hajdari, që edhe sot nuk është çliruar ngjarja me 14 shtator 1998 me tanke e pushkë pushtuan ndërtesën e qeverisë, Radiotelevizionin Shqiptar etj dhe deshën të merrnin pushtetin me dhunë por amerikano-europianët urdhëruan çpushtimin e institucioneve. Ambasadori amerikan mungoi të enjten ndërsa ambasadorët e Europës u larguan e përcollën fjalët teatër tragjik. Zotërinjë të SHBA-së dhe Europës, Shqipëria e shqiptarët duan një shtërngim dhëmbësh për politikanët tanë, duan më shumë ligj nga ju. Shqiptarët duan që parlame
nti të jetë tempulli i shenjtë i demokracisë jo të futen aty gjithëfarë njerëzish që nuk duan shtet e duan trazira. Njerëz që duan vetëm pasurim me korrupsion e banditizëm. Edhe fytyrat e moderuara që nuk janë të ndershme e parimore nuk i duhen Shqipërisë. Sjellja e prokurorëve tuaj e gjykatësve të sojit do të na vlente. Edhe si bashkëgjykues me shqiptarët. Pastrojeni parlamentin. Mënyrat i gjeni ju.     

SHKARKO APP