Leonora Jakupi, kritika kolegëve të saj : Vetëm lekët shikoni ju

Epopeja UÇK-së” në Prekaz, dedikuar të rënëve gjatë luftës së vitit 1999 ka përfunduar me një koncert madhështor.

Manifestimi treditor në nderim të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit ka përfunduar me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti në qytetin e Skenderajt.

Pjesëmarrëse në këtë koncert ishte edhe këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi, që shënoi kështu edhe paraqitjen e saj të 17-të në këtë koncert, ndërsa ka shprehur indinjatën dhe hidhërimin ndaj kolegëve të saj, të cilët i ka akuzuar se këndojnë vetëm për para.

“Falënderim i veçantë për qytetarët e të gjitha trevave shqiptare, të cilët përkundër motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta nderuan ‘Epopenë e UCK-së’, familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri! Zhgënjim i madh nga artistët këngëtarë që rrallëherë ose më mirë të them për një pjesë të madhe të tyre asnjëherë nuk nderuan manifestimin qendror ‘natën më të rëndësishme të kombit” apo duhet gjithmonë të kenë motivin më të rëndësishëm ‘lekët’ që të jenë pjesë e tyre !!!!???”, ka shkruar në Instagram, këngëtarja Leonora Jakupi.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” ka filluar më 5 mars, pikërisht ditën kur 17 vjet më parë ka filluar beteja mes familjes Jashari dhe policisë e ushtrisë serbe ndërsa përfundon më 7 mars, me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti./IndeksOnline

SHKARKO APP